“NJË NGA FIGURAT MË SEKSI TË…”/ Eva Murati tërheq vëmendjen e grekëve. Mediat e huaja e krahasojnë me… – AlpeGossip
“NJË NGA FIGURAT MË SEKSI TË…”/ Eva Murati tërheq vëmendjen e grekëve. Mediat e huaja e krahasojnë me…

“NJË NGA FIGURAT MË SEKSI TË…”/ Eva Murati tërheq vëmendjen e grekëve. Mediat e huaja e krahasojnë me…

Eva Murati para disa ditësh tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi mori një koment si përgjigje nga Can Yaman. Moderatorja i komentoi aktorit dy emoji në një video të tij, si për të treguar se Can e ka ‘djegur’ fare në serialin e ri, teksa ai ia ktheu me po dy emoji, që nëse do t’i çkodifikonim, do kishim këtë fjali: “Faleminderit, yll!”

Kjo gjë i habiti të gjithë fansat e të dyve, të cilët u bënë kuriozë të mësonim se si janë njohur. Mirëpo e pyetur nga ndjekësit për këtë gjë, Eva nuk preferoi të përgjigjej, duke thënë se ky është një sekret që nuk do e tregoj kurrë.

Së fundmi moderatorja ju ka tërhequr vëmendjen edhe grekëve, të cilët i kanë kushtuar një shkrim në media. “Protothema.gr” e ka krahasuar Eva Muratin me moderatoren italiane Diletta Leotta-n.

“Moderatorja, modelja dhe aktorja 25-vjeçare është një nga figurat më seksi të televizionit shqiptar. E re, e bukur, shumë e talentuar, kjo është arsyeja për shkëlqimin e 25-vjeçares Eva Murati!”, shkruan media greke.

Më pas artikulli vijon me përshkrimin e karrierës së Muratit, duke nisur nga hapat e saj të parë si modele në reklama. Në të shkruhet se sot ajo është prezantuese e “Champions League” dhe se i ka dhënë bukuri emisionit me prezencën e saj.