KURORËZUAN DASHURINË NË MARTESË/ Të ftuarit VIP në dasmën e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës (FOTO) – AlpeGossip
KURORËZUAN DASHURINË NË MARTESË/ Të ftuarit VIP në dasmën e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës (FOTO)

KURORËZUAN DASHURINË NË MARTESË/ Të ftuarit VIP në dasmën e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës (FOTO)

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Momente nga dasma madhështore janë publikuar nga të ftuarit dhe nga nusja në rrjetet sociale.

Vihet re se ceremonia ka nisur me kërcimin e parë të çiftit dhe me pas ka mbajtur një fjalim babai i dhëndrit, ish-kryeministri Sali Berisha.

Dasma e tyre është duke u zhvilluar, ku dyshja duken kaq shumë të lumtur pranë njëri tjetrit.

Kurorëzuan dashurinë në martesë, të ftuarit VIP në

“Arben dhe Mimoza, të dashur Armina dhe Shkëlzen! Në dasma nuk duhen fjalime, ndaj dua të them vetëm dy fjalë. Nga zemra uroj Arminën dhe Shkëlzenin që kurorëzojnë dashurinë e tyre disa vjeçare sonte në këtë ceremoni, me miqtë dhe të afërmit e tyre”, tha ndër të tjera Berisha.

Ndërkohë nga postimet në “Instagram” u kuptua se kush ishin disa nga personazhet e njohur të ekranit, të ftuar në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit. Mes tyre ishte Olta Gixhari, Dalina Buzi, Valdrin Sahiti, Agnesa Vuthaj, Amarda Toska, Ermal Mamaqi, Eraldo Rexho, Ardit Gjebrea, Sara Hoxha.

Ndërkohë kanë kënduar në dasmë Flori Mumajesi me Kledi Harunin, Eranda Libohova dhe Marcela Çibukaj.

Ndërkohë më herët, Armina ka zbuluar se ajo dhe Shkëlzeni e duan vjeshtën dhe kjo është arsyeja që vendosën që dasmën ta bëjnë në shtator.