‘Mjafton të të kem ty’: Rezarta Shkurta i bën dedikimin super romantik bashkëshortit – AlpeGossip
‘Mjafton të të kem ty’: Rezarta Shkurta i bën dedikimin super romantik bashkëshortit

‘Mjafton të të kem ty’: Rezarta Shkurta i bën dedikimin super romantik bashkëshortit

Prej tre vitesh, Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit komunist Enver Hoxha dhe bashkëshorti i këngëtares Rezarta Shkurta, ndodhet në burg pas arrestimit të tij në kuadër të një operacioni antidrogë.

Por ndonëse në një situatë të vështirë, Shkurta nuk rresht së shfaquri dashurinë për babanë e vajzës së saj dhe një gjë të tillë e ka bërë dhe së fundmi.

“Mund të eci mbi oqean… mjafton të të kem ty në jetën time!”-kla shkruar Rezart anë mbishkrimin e një fotoje ku ajo dhe Ermali kanë kapur përdore vajzën e tyre Hera dhe shohin së bashku perëndimin e diellit në bregdet.

Por mesa duket familja e këngëtares do të ribashkohet më shpejt nga ç’pritej, pasi sipas vendimit ët ri të gjykatës, Ermal Hoxha nuk do të bëjë 10 vite burg por 6 vite e 8 muaj.