MË TË DASHURUAR SE KURRË/ Jori Delli puthje pasiononte me të dashurin në rrugët e Tiranës (VIDEO) – AlpeGossip
MË TË DASHURUAR SE KURRË/ Jori Delli puthje pasiononte me të dashurin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

MË TË DASHURUAR SE KURRË/ Jori Delli puthje pasiononte me të dashurin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2” Jori Delli ndodhet në Tiranë së bashku me partnerin e saj, Fred De Palma

Kohët e fundit ajo është në qendër të vëmendjes nga mediat për të gjitha aktivitetet e saj. Modelja ka marrë pjesë te premiera e filmit “Në Kudër të Dashurisë”, por nuk ishte e shoqëruar nga partneri i saj Fred De Palma.

Gjatë një interviste në “Shqipëria Live”, Jori tregoi se arsyeja pse nuk u shoqërua nga partneri ishte për shkak të menaxherit dhe përmbajtjes së kontratës për daljet e tij publike, kështu që ai e priti Jorin në hotel.

VIDEO

Por Jori Delli ka shfrytëzuar çdo moment të De Palmës në Shqipëri, duke e shëtitur dhe duke i treguar vendet më të bukura. Ajo e ka çuar De Palmën edhe në jug për të parë bukurinë bregdetare.

Së fundmi, në një video të siguruar nga Top Channel, modelja shihet duke shëtitur me partnerin në Tiranë, ku nuk mungojnë as puthjet. Jori është veshur me një kostum të zi, i cili e tregon më klas, ndërsa Fred De Palma, shihet i veshur shumë sportiv. Jori dhe Fredi ecin dorëpërdore, ku duken më të dashuruar se kurrë.

Kujtojmë se Jori është përpjekur t’i mësojë Fredit sa më shumë për traditat e Shqipërisë, ku e ka prezantuar me çajin e malit dhe byrekun e Lushnjës, ku duket se këngëtarit i kanë pëlqyer shumë.