DUHET TA LEXONI/ Historia emocionuese e gruas që humbi kujtesën gjatë lindjes – AlpeGossip
DUHET TA LEXONI/ Historia emocionuese e gruas që humbi kujtesën gjatë lindjes

DUHET TA LEXONI/ Historia emocionuese e gruas që humbi kujtesën gjatë lindjes

Të sjellësh në jetë një fëmijë supozohet që të jetë një nga ato çastet të cilat nënat nuk i harrojnë kurrë. Megjithatë një nënë e re përjetoi komplikime gjatë lindjes dhe harroi jo vetëm faktin që ishte shtatzënë, por nuk kujtonte asgjë nga e kaluara. Historia e Camre dhe bashkëshortit të saj Steve, nga Michigan, është një nga ato historitë që ka bërë xhiron e rrjetit, sidomos pas publikimit të librit të tyre.

“Ajo nuk e dinte kush ishte, nuk e dinte kush isha unë, nuk e dinte se kishte sjellë në jetë vogëlushin Gavin,” tha bashkëshorti i Camre për Inside Edition. Goditja në tru i shkatërroi Camre-s kujtesën afatgjatë dhe atë afatshkurtër si edhe i dëmtoi aftësinë për të krijuar kujtime të reja.

“Ky është një rast me të vërtetë i rrallë,” tha terapistja e saj, Jessica Smith, për Inside Edition.

Problemet e Carme-s filluan në vitin 2012 kur ishte shtatë muajshe shtatzënë. Ajo dhe Steve ishin të fejuar dhe mezi e prisnin foshnjën e tyre dhe dasmën e ardhshme.

“Ajo pati të vjellja dhe fyti po i fryhej,” kujtoi Steve. “Nëna e saj e çoi menjëherë në spital.”

Pas vizitës, mjekët kuptuan se Camre kishte pasur pre-eklampsi të padiagnostikuar që ishte shndërruar më pas në eklampsi, një nga komplikimet më të rrezikshme të shtatzënisë, e cila karakterizohet nga rritja e tensionit dhe humbja e proteinave në veshka.

Për shkak se rrezikohej jeta e saj dhe e foshnjës, Camre iu nënshtrua lindjes me operacion dhe fill sapo erdhi në jetë i biri, Gavin, ra në gjendje kome.

Kur u përmend, mjekët kuptuan se Camre kishte pësuar dëmtime në tru. Ajo nuk kishte më kujtime.

“Në rastin e saj, janë prekur të gjitha vendet e trurit ku ruhen dhe krijohen kujtimet,” tha Smith.

“Gruaja që dashuroni, me të cilën sapo keni një fëmijë, nuk e di se kush je. Pra, është padyshim diçka që të shkatërron, të thyen zemrën dhe të duhet thjesht ta kuptosh,” u shpreh Steve.

“Unë u desh të bëhesha nënë dhe baba. Infermierët më ndihmuan vërtet. Më mësuan si ta laja Gavin-in, si ta ushqeja, si ta ndërroja. Ata më mësuan si të bëhesha baba sa më shpejt,” shtoi ai.

Teksa Steve merrej me rritjen e Gavin, Camre u shpërngul për të jetuar me prindërit. Ajo nuk e kujtonte të fejuarin. Nënës së saj i duhet të flinte me të, pasi mund të zgjohej dhe të lëndonte veten duke ngacmuar plagët e operacionit, sepse nuk mbante mend që kishte qenë shtatzënë.

Por pak nga pak, Camre nisi të mësojë emrin e Steve-it dhe Gavin-it. Frika e saj më e madhe ishte se mos njerëzit e pyesnin për më shumë informacion. Ajo nuk dinte shumë gjëra.

Steve shkroi një libër “Por unë e di që të dua”, të cilin e botoi me rastin e përvjetorit të katërt të martesës së tyre muajin e kaluar, në mënyrë që ta ndihmojë bashkëshorten të shërohet dhe të ketë sa më shumë kujtime të jetë e mundur.

Titulli u vendos fill pas një momenti kur Camre i tha Steve-t: “Nuk e di kush je, por e di që të dua.”

“Gjithë çfarë është në libër është një kujtim i asaj që kemi kaluar dhe asaj që nuk mbajmë mend,” tha Camre për “Good Morning America”. “Sa herë shoh që Gavin dhe Steve, më qesh shpirti. Dashuria e tyre do të thotë shumë për mua.”

“Ndonjëherë, momentet më kuptimplota të jetës sonë mund të shkatërrohen nga tragjedia. Qëndroni të fortë dhe luftoni për t’i shndërruar situatat e tmerrshme në diçka të bukur në mënyrë që të riktheheni aty ku keni qenë, ose të gjeni diçka më të bukur, më të fortë. Pavarësisht sa e vështirë është, duhet t’i jepni vetes shpresë,” përfundoi ajo.

Burimi: Goalcast, People, Inside Edition