TRAGJIKE/ Pas dy javësh gjendet i pajetë vogëlushi që ra në pus – AlpeGossip
TRAGJIKE/ Pas dy javësh gjendet i pajetë vogëlushi që ra në pus

TRAGJIKE/ Pas dy javësh gjendet i pajetë vogëlushi që ra në pus

Zyrtarët spanjollë, pas pothuajse dy javë kërkimesh kanë gjetur pajetë vogëlushin e zhdukur në një pus të ngushtë në Spanjë.

Mësohet se më 13 janar, Julen ra në një pus të ngushtë më shumë se 100 metra të thellë teksa po bënte shëtitje me familjen e tij.

Trupi i pajetë është gjetur gjatë orëve të para të ditës së sotme.

Ekipet e shpëtimit kanë ndërtuar tunele nëntokësore për të shpëtuar 2-vjeçarin, por fatkeqësisht ai nuk ka mbijetuar!

Raportohet se viktima është gjetur nga ekipet e shpëtimit të cilët e kanë krahasuar atë me mostrat e ADN-së për të kryer konfirmimet përkatëse të identitetit.

Kjo histori është ndjekur me shumë ankth në mbarë botën!

Prindërit e vogëlushit, Josè Rosellò dhe Victoria García kanë mbetur të shokuar pas lajmit në fjalë.

Në vitin 2017 ata kishin humbur një tjetër djalë, 3-vjeçar, Oliver.