Epo kjo nuk pritej! Arsyeja e ndarjes së Çiljetës nga Alban Hoxha qenka... - AlpeGossip
Epo kjo nuk pritej! Arsyeja e ndarjes së Çiljetës nga Alban Hoxha qenka…

Epo kjo nuk pritej! Arsyeja e ndarjes së Çiljetës nga Alban Hoxha qenka…

Tashmë nuk është më surprizë.
Dje newsport.al raportoi se Çiljeta dhe Alban Hoxha kanë një krisje të marrëdhënieve mes tyre, por duket, se ndarja është përfundimtare.Çifti kishte gati dy javë që nuk ndiqte më njëri tjetrin në rrjetet sociale.

Por, duket se edhe në jetën private nuk takohen më. Çiljeta shfrytëzoi koncertet për të shkuar në Londër në fillim të marsit edhe për festat, ndërkohë Albani u mor me futbollin. Por, brenda ekipit të Partizanit, lajmi “rozë” i çiftit vlon.

Dhe siç pranojnë miqtë e Albanit, shkak ka qenë një tradhëti e kapitenit të Partizanit ndaj Çiljetës, ndoshta një muaj më parë, me një punonjëse në një nga club-et e kryeqytetit, shkruan Newsport.al. Nuk dihet, thonë miqtë e Albanit nga ekipi, nëse do të ketë rilidhje mes tyre, por deri tani, është e konfirmuar se çifti më i përfolur i showbiz-it në Shqipëri, nuk janë më me njëri tjetrin, citohet nga i njëjti burim mediatik sportiv.