TË PASUR DHE TË FAMSHËM/ Njerëzit që kanë këtë shenjë horoskopi janë të predispozuar të bëhen YJE - AlpeGossip
TË PASUR DHE TË FAMSHËM/ Njerëzit që kanë këtë shenjë horoskopi janë të predispozuar të bëhen YJE

TË PASUR DHE TË FAMSHËM/ Njerëzit që kanë këtë shenjë horoskopi janë të predispozuar të bëhen YJE

Njerëzit që kanë këtë shenjë horoskopi, sipas një studimi të ri, kanë gjasa që të bëhen të pasur dhe të famshëm.

Studimi i botuar në “Journal of Social Sciences”, zbuloi se ka një numër të madh të të famshmëve hollivudianë të shenjës së Ujorit, pra që kanë lindur në mes të 20 janarit dhe 18 shkurtit.

Studiuesit përzgjodhën një grup prej 100 emrash të njohur nga një sërë fushash të ndryshme, duke përfshirë këngëtarë, aktorë, atletë, politikanë, humanistë, shkencëtarë dhe artistë.

 

Studiuesit kërkuan kur e kishin datën e lindjes, duke gjetur se kishte më shumë të famshëm të shenjës së Ujorit, sesa nga shenjat e tjera të horoskopit.

Kjo nuk ndryshoi edhe kur numri i personave të marrë në studim u rrit në 200 apo në 300.

Studimi gjithashtu zbuloi se ndërsa asnjë shenjë tjetër horoskopi nuk kishte të njëjtin model të qëndrueshëm, kishte një numër të madh të të famshmëve, që ishin të shenjës së Luanit, me ditëlindje midis 31 korrikut dhe 21 gushtit, ose të Akrepit, me ditëlindje nga 24 tetori deri më 22 nëntor.