“U njohëm avash avash …”/ Bashkëshortja i thotë të GJITHA për këngëtarin GENA (FOTO) – AlpeGossip
“U njohëm avash avash …”/ Bashkëshortja i thotë të GJITHA për këngëtarin GENA (FOTO)

“U njohëm avash avash …”/ Bashkëshortja i thotë të GJITHA për këngëtarin GENA (FOTO)

Ai është një nga këngëtarët më të njohur e më të suksesshëm shqiptar, por pak veta e njohin jetën sentimentale të Genës.

Këngëtari ishte i ftuar në emisionin “Rudina” ditën e sotme ku ndër të tjera foli dhe për bashkëshorten e tij, Lorena dhe njohjen me të.

Nuk ishte dashuri me shikim të parë, u njohëm gradualisht. Te Lorena vura re disa vlera që nuk i kisha gjetur në femra të tjera. Ajo është edhe menaxherja ime dhe e bën shumë mirë këtë punë” – u shpreh Gena për bashkëshorten e tij.

Ndërkohë pas kësaj Lorena kishte dërguar një videomesazh për bashkëshortin e saj, ku tregoi publikisht 3 cilësi që pëlqen më shumë tek ai.

Gena është njeri me zemër të madhe, është njeri shumë i mirë, i përkushtuar dhe i kujdesshëm me njerëzit. Së dyti, ai ka shumë humor dhe mund të të bëjë të qeshësh në pak sekonda. Ndërsa e treta është këngëtar shumë i mirë. Për t’i ndryshuar nuk do t’i ndryshoja asgjë, është unik dhe dua të qëndrojë kështu siç është” – tha bashkëshortja e Genës.