”KUR MJAFTOHESH ME THËRRIME…”/ Pasi u kap duke u puthur me një vajzë, Keisi ka dy fjalë për Stresin (FOTO) – AlpeGossip
”KUR MJAFTOHESH ME THËRRIME…”/ Pasi u kap duke u puthur me një vajzë, Keisi ka dy fjalë për Stresin (FOTO)

”KUR MJAFTOHESH ME THËRRIME…”/ Pasi u kap duke u puthur me një vajzë, Keisi ka dy fjalë për Stresin (FOTO)

Ditën e sotme “Iconstyle.al” siguroi një video të Stresit, i cili shfaqej në një club së bashku me një vajzë.

Në video ata shfaqeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin dhe në një moment, reperi afrohet dhe e puth në faqe vajzën brune, ndërsa ajo nis të buzëqeshë.

Ende nuk dihet nëse vajza në fjalë është fanse, mikeshë, apo ka diçka më shumë me Stresin, megjithatë Keisi ka dy fjalë për këtë situatë.

Pak orë pas publikimit të videos, ajo ka postuar në Instastory një foto me një dedikim i cili duket fiks për Stresin.

“Kur mjaftohesh me thërrime, do të jesh gjithmonë i uritur”, shkruan Keisi.

Kujtojmë se pak javë më parë Stresi tha se ata nuk janë divorcuar ende dhe ndarjen e quajti si një fazë pushimi.