Një debat virtual ka lindur sot midis dy vajzave të njohura të ekranit, ish-banores së “Big Brother” Rike Roçi dhe gazetares Eva Murati.
Ka qenë kjo e fundit, e cila ka postuar në rrjetet sociale një foto të Rikes, e shkëputur nga një ndeshje e përfaqësueses shqiptare me një mbishkrim ironizues.
Menjëherë pas publikimit të këtyre pamjeve ka reaguar edhe ish-banorja e BB duke thënë se gazetarja duhet ta marrë për kompliment që poston foton e saj.
Kanë kaluar pak minuta dhe Eva Murati ka reaguar nëpërmjet një statusi ironik ndaj Rikes.
Postimi i Muratit për Riken ditën e djeshme
“Objektivizimi i femrave shqiptare dhe ulja e vlerave, talentit, mundit të djemve që luajnë me kombëtaren tonë shkon përtej bukurisë apo jo të një individi. Askush nuk e mohoi bukurinë e shoqeve në foto, nuk do guxoja se e di që fatkeqësisht ka njerëz që e vendosin mbi çdo vlerë tjetër”-ka shkruar Eva.
Postimi i sotëm i Rikes
Postimi i sotëm i para pak minutave i Eva Muratit