BRENDA DITËLINDJES SË DAVID BECKHAM/ Pse mungoi e dashura e Brooklyn? – AlpeGossip
BRENDA DITËLINDJES SË DAVID BECKHAM/ Pse mungoi e dashura e Brooklyn?

BRENDA DITËLINDJES SË DAVID BECKHAM/ Pse mungoi e dashura e Brooklyn?

David Beckham u tregua modest përsa i takon ditëlindjes së tij të 44-t  ditën e djeshme. Ashtu sikurse çifti i famshëm i Hollwood-it e ka traditë, festat e tyre i kalojnë gjithnjë nën shoqërinë e familjes.

Bashkështorja e futbollistit, Victoriam nuk nguroi të ndante herë pas herë në rrjete sociale momente nga ditëlindja e Beckham dhe dhuratat e pafundme që ajo dhe fëmijët i kishin bërë.

Por ajo çka ra në sy në foton familjare, ishte mungesa e së dashurës së Brooklyn, Hana.

Ndërkohë që në ditëlindjen e Victoria’s ajo nuk mungoi.

Ditë ditë më parë në rrjet qarkulluan foto të një zënke mes Hanës dhe Brooklyn, madje ky i fundit u fotografua duke qarë, gjatë një udhëtimi me vëllezërit Romeo dhe Cruz në Los Anxhelos.

Brooklyn dhe Hana janë lidhur që nga nëntori i vitit të kaluar, ku u panë duke shijuar një takim romantik në Hyde Park Winter Wonderland në Londër.

Mos ndoshta gjërat janë bërë pak më serioze sesa menduam?