NËSE KENI FLOKË TË SHKURTËR/ Ja disa modele të thjeshta që do t'i adhuroni - AlpeGossip
NËSE KENI FLOKË TË SHKURTËR/ Ja disa modele të thjeshta që do t’i adhuroni

NËSE KENI FLOKË TË SHKURTËR/ Ja disa modele të thjeshta që do t’i adhuroni

Ja disa ide te bukura nga te cilat mund te merrni frymëzim dhe te mësoni si ti mbani ne mënyra te ndryshme flokët e shkurtër.

Nëse mendoni se te keni flokë te shkurtër nuk mund ti mbani ne mënyra te ndryshme atëherë gaboheni. Ka shume mundësi për te bere një model te bukur flokësh ju nevojitet te keni pak me shume krijimtari, te furnizoheni me karfica dhe ide. Te keni flokë te shkurtër është shume praktike dhe kane avantazhet e veta por kjo nuk do te thotë se nuk keni një pamje femërore edhe nëse keni flokë te shkurtër. Ja disa ide te bukura nga te cilat mund te merrni frymëzim dhe te mësoni si ti mbani ne mënyra te ndryshme flokët e shkurtër.
1. Me onde Nëse flokët tuaj arrijnë deri tek shpatullat apo pak me lart ondet do t’ju bëjnë te dukeni me te reja dhe natyrale. Ne rast se flokët tuaj janë nga natyra me onde atëherë përdorni produkte për ti theksuar edhe me mire ato. Por nëse ne te kundërt keni flokë te drejte atëherë përdorni mashën apo bigudinat për ti dhënë me shume onde flokëve tuaj.
2. Flokë gjysme te mbledhur Nëse jeni duke kërkuar një model flokësh për një pamje me te ëmbël dhe femërore atehere flokët gjysme te mbledhur janë pikërisht modeli i përshtatshëm për ju. Fillimisht krijoni pak me shume volum ne pjesën e sipërme te flokëve dhe me pas lini te lira disa tufa flokësh anës fytyrës dhe pjesën tjetër te flokëve futeni midis flokëve ne mënyrë qe te mos duket bishti i vogël. Kështu do te keni një pamje me efekt dhe shume te bukur.
3. Bishti i kapur poshtë Ne rast se flokët tuaj arrijnë ne lartësinë e shpatullave mund ti lidhni me një bisht te kapur poshtë. ky model flokësh është me te vërtet i bukur dhe shume praktik edhe nëse keni flokë te shkurtër. Preferoni ti jepni pak me shume volum flokëve ne pjesën e sipërme. Ky është një model flokësh perfekt për ato qe dëshirojnë një pamje casual edhe me flokë te shkurtër
4. Efekti i lagur Për ditët qe dëshironi te dukeni dhe te ndjeheni me te bukura atëherë këshilla është te preferoni një model flokësh me efekt te lagur. Ky model flokësh do t’ju bej te dukeni me te reja dhe për me tepër do te nxjerre ne pah karakteristikat e fytyrës tuaj. Modeli i flokëve me efekt te lagur është ideal për tu mbajtur ne ndonjë event apo rast sepse ju bën te keni një pamje prej protagoniste.