Është përfolur dhe komentuar se Nevina Shtylla është në një lidhje me futbollistin e Kombëtares tonë, Eros Grezda. Vetë Nevina i ka lënë gjërat të rrjedhin duke i bërë njerëzit të mendojnë për një lidhje që realisht nuk ekziston.
Dashuria e vërtetë e saj, duket të mos jetë futbollisti i njohur por një jurist simpatik që ka ditur më së miri të mos bjeri në sy përpara mediave.
Ai quhet Arbër Myftari dhe është një ndër studentat më ekselentë i të gjithë etapave të universiteteve dhe masterave që ka kryer.
Nevina dhe Arbëri kanë ditur që ta mbajnë lidhjen e tyre sekret për shumë kohë. Ato kanë një vit që bashkëjetojnë së bashku në Tiranë dhe rreth tri vite lidhje.
Ndonëse Arbëri nuk shfaqet askund në postimet e Nevinës në rrjetin e saj të instagramit këtë periudhë pushimesh, ai është aty.
Burimi: Panorama sport