Një koncert madhështor është mbajtur dje mbrëma në Mitrovicë, ku reperi Unikkatil ka performuar bashkë me disa emra të njohur të skenës shqiptare.
Unikkatil-i mblodhi një numër të madh fansash në stadiumin “Adem Jashari” mbrëmjen e së shtunës, në koncertin e paralajmëruar shumë kohë më parë.
Reperi këndoi disa prej hiteve të tij, përfshirë edhe atë “Shqiptar”, të cilin e solli në bashkëpunim me Mozzik.
Në këtë koncert kënduan edhe Shkurte Fejza, Loredana, Getinjo, e shumë artistë të tjerë.
Në momentin kur Unikkatil e ftoi Mozzik-un në skenë, ai tha fjalë të mëdha për të, duke ua “mbyllur” gojën atyre që e kritikuan për këtë bashkëpunim.
I gjithë publiku filloi të brohoriste bashkë me ta duke krijuar një atmosferë fantastike që mund ta shihni më poshtë.







![Fansi i thotë:‘’Hani më pak ti dhe Enca se lat nom’’/ Uindi Haxhia merr hak në publik dhe i tregon…[FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/07/vvcvuendiuindi-400x256.jpg)





