HISTORITË E VEÇANTA TË DASHURISË/ Nga Marina Vjollca deri tek Xhensila, ja si u “lidhën” VIP-at (FOTO) – AlpeGossip
HISTORITË E VEÇANTA TË DASHURISË/ Nga Marina Vjollca deri tek Xhensila, ja si u “lidhën” VIP-at (FOTO)

HISTORITË E VEÇANTA TË DASHURISË/ Nga Marina Vjollca deri tek Xhensila, ja si u “lidhën” VIP-at (FOTO)

Personazhet e famshme janë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe çdo detaj nga jeta e tyre ngjall interes tek publiku, aq më tepër kur bëhet fjalë për lidhjet e tyre të dashurisë.

Mjafton vetëm një deklaratë dashurie dhe menjëherë bëhet lajm.

Mirëpo si kanë nisur historitë e tyre të dashurisë? AlpeNews.al ju sjell disa nga çiftet e famshme dhe historitë e tyre të lidhjeve.

Alketa Vejsiu dhe bashkëshorti

Në një intervistë për “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj, ajo ka zbuluar disa detaje nga jeta personale, duke shtuar se bashkëshorti është një prej meshkujve më të bukur të qytetit të Vlorës.

Alketa Vejsiu: Sytë e tij. Aty filloi gjithcka se i ka sytë blu dhe jam shumë e lumtur që ia ka trashëguar dhe djali. Them që kam marrë një nga cunat më king të Vlorës. Është një lidhje që ka kompatibilitet, mirëkuptim, repsekt. Mbi dashurinë është respekti. Për mua është respekti pastaj dashuria dhe pasioni. Nëse ka dashuri dhe s’ka respekt, atëherë është e destinuar të shpërbëhet. Këto funksionojnë të gjitha dhe na japin mundësi që ti japim fëmijëve një model të mirë.

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi

Moderatorja Marina Vjollca ka rrëfyer për herë të parë si është njohur me këngëtarin dhe bashkëshortin e saj Getoar Selimi. E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Marina ka rrëfyer se përshëndetja e parë ka qënë para 11 vitesh, më pas ai i shkruante në Instagram.

“Në fillim kemi pasur kontakte nga puna, por nuk jemi njohur aty si Marina dhe Geti. Kontakti ynë filloi nëpërmjet Instagramit. Geti më shkruante mua në fillim, më shihte në emision dhe më dërgonte foto ku ishte duke më parë, derisa erdhi një moment dhe më tha: Dua të takohem me ty”, thotë moderatorja, ndërsa tregon edhe përgjigjen e saj.

“Pse duhet të takohem me ty? S’na lidh asgjë. Çfarë mund të bëjmë ne të dy bashkë?”, i ka shkruar ajo, por pas këtij mesazhi e menjëhershme ishte edhe përgjigjja e Getit. “Ne të dy mund të bëjmë shumë gjëra bashkë (dhe një emoji duke shkelur syri)”.

Pas këtij momenti, Marina thotë se nuk i ka kthyer më përgjigje Getit, pasi ka kuptuar se ai kishte qëllime të tjera, por Geti, gjithsesi nuk kishte harruar, derisa një ditë, ai i kishte shkruar sërish “Hë mi ti, pse s’kthen përgjigje? T’ka ngel hatri?”. “Jo, jo por jam shumë e zënë me punë”, ia kishte kthyer Marina. Dhe më pas gjërat erdhën deri aty sa sot janë martuar dhe janë një nga ciftet më të pëlqyera.

Lori Hoxha Vis Bajraktari

Trashëgimtarja e “Top Channel” Lori Hoxha dhe i dashuri i saj Visi Bajraktari janë munduar gjithmonë ta fshehin dashurinë e tyre, ose më saktë ta shijojnë privatisht. Ata janë së bashku prej rreth 6 vitesh, megjithëse asnjëherë nuk kanë preferuar ta bëjnë publike lidhjen e tyre.

Vetëm pak kohë më parë në emisionin radiofonik “You&Me” në “ERG Radio”, Lori ka folur për herë të parë për lidhjen e saj dhe ka treguar se si nisi historia e tyre e dashurisë.

“Ne kemi bashkë 6 vjet e gjysmë. Jemi njohur në shkollë, nuk ishte dashuri me shikim të parë. U deshëm fillimisht si njerëz, pastaj si romantikë. Unë nuk bëj hapa të parë. E bëri ai. Kur shkova në shkollë për herë të parë, njerëzit mu turrën, kurse Visi më mbrojti. Më hodhi krahun si shok i mirë,”- ka thënë Lori në këtë intervistë, megjithëse në rrjetet e tyre sociale mungojnë fotot e tyre të përbashkëta.

Xhensila dhe Bes Kallaku

Xhensila dhe Besarti janë njoftuar krejt rastësisht ku ajo rastësinë e ka cilësuar si mbret të botës.

“Ka qenë rastësi. Nuk thonë kot, rastësia mbret i botës”,- ka thënë ajo.

“Unë kam qenë me mamin. Ai na ka ndaluar duke i thënë mamit tim që ke një vajzë shumë të bukur dhe ia lumturoftë Zoti. Mami im si një dashamirëse e madhe tij e mirëpriti komplimentin, madje i tha se, edhe vajza e saj (dmth unë, Xhensila) është artiste!. Aty Besit iu kujtova dhe e bëri lidhjen”,- ka treguar Xhensila duke shtuar se:

“Nga ai çast e mbrapa nuk ndaloi së kërkuari për mua, deri sa më gjeti e më bëri për vete. Kështu nisi një lidhje dashurie shumë e lumtur. Falenderoj Zotin që na bashkoi rrugët e fatit.

Turjan Hyska dhe Orinda Huta

Orinda dhe Turi kuorëzuan dashurinë e tyre verën e kaluar. Por përpara se të jepte detajet e dasmës, prezantuesja dha disa detaje nga e kaluara, për nisjen e historisë së tyre të dashurisë…

Ishte koha kur ata të dy festonin 10 vjetorin e lidhjes.

“Këtë javë kemi 10 vjet lidhje. Kur nisi nuk mendonim që do të vazhdonte kaq gjatë. Rashë në dashuri shumë shpejt me Turjanin. Ishte Turjani, ishin rrethanat… Ishte një marrëdhënie që nisi natyrshëm, një dashuri e bukur që do jetë besoj dhe shpresoj me bekimin e Perëndisë. Momentet tona janë shumë speciale e nuk mbajmë celular. Kemi qenë gjithmonë shumë të rezervuar. Nuk e ndryshojmë dot këtë pjesën e rezervimit. Do të vazhdojmë t’i përjetojmë gjërat për veten tonë”.

Përgatiti AlpeNews.al