MUND TË NISË NJË SHERR? Bebe Rexha do që të bashkëpunojë me tre këngëtaret shqiptare (FOTO) – AlpeGossip
MUND TË NISË NJË SHERR? Bebe Rexha do që të bashkëpunojë me tre këngëtaret shqiptare (FOTO)

MUND TË NISË NJË SHERR? Bebe Rexha do që të bashkëpunojë me tre këngëtaret shqiptare (FOTO)

E keni menduar ndonjëherë një bashkëpunim me këngëtaret më të njohura me origjinë shqiptare? Epo njërës prej tyre duket se i ka shkluar në mendje dhe këtë vendosi që ta tregonte publikisht.

Bebe Rexha tregoi se dëshiron të bëjë një këngë me tre këngëtaret e njohura shqiptare, Rita Orën, Dua Lipën dhe Ava Max-ën.

Përmes një postimi në Twitter, Bebe shkroi: “Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën, Ava Max”, duke e shoqëruar me ikonat e ngjyrave kuq e zi.

Nga të përmendurat në postim reagoi vetëm Ava Max, emri i vërtetë i të cilës është Ava Koçi.

Ava e ka filluar karrierën e saj në Britani, ku dhe ka prezantuar këngët e saj si, “Sweet but Psycho”, “My Way”, apo “Not your Way”. Ajo gjithashtu është bërë pjesë e albumit të David Guetta-s me hitin që po dëgjohet kudo, “Let It Be Me”.

Ndërkohë, presim se çfarë mendimi kanë Rita Ora dhe Dua Lipa, të cilat nuk aspak raport të mirë me njëra-tjetrën.