MAMATË DO TA KUPTOJNË/ Me vetëm një pozë Jona Spahiu na tregoi se ç’do të thotë të shkosh në pushime me fëmijë të vogël (FOTO) – AlpeGossip
MAMATË DO TA KUPTOJNË/ Me vetëm një pozë Jona Spahiu na tregoi se ç’do të thotë të shkosh në pushime me fëmijë të vogël (FOTO)

MAMATË DO TA KUPTOJNË/ Me vetëm një pozë Jona Spahiu na tregoi se ç’do të thotë të shkosh në pushime me fëmijë të vogël (FOTO)

Prej disa ditësh, Jona Spahiu ndodhet në pushime me bashkëshortin dhe djalin e saj. Të gjithë e dimë se sa e vështirë është për një mama të gjejë kohë për veten kur fëmija është ende i vogël.

Nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram, Jona na ka demonstruar më së miri këtë situatë. Ajo shfaqet e ulur duke pirë një kafe dhe në duar mban një libër.

“Shkëputur nga jeta e një nëne, kur fëmija është në gjumë”, ka shkruar Jona.

Me siguri më shumë se kushdo tjetër, në këtë postim kanë gjetur veten të gjitha mamatë që këtë verë, pushimet po i kalojnë me vogëlushë e tyre. Por pavarësisht çdo “vështirësie” me siguri këto pushime janë më të veçantat për Jonën pasi për herë të parë po i kalon nën rolin e mamasë.