Shkëlzen Berisha feston sot ditëlindjen. Ai mbush 40 vjeç dhe partnerja e tij Armina përmes një postimi në Instastory, tregoi se e ka surprizuar që në mesnatë.
Pas surprizës, blogerja e ka uruar dhe publikisht me fjalët më të ëmbla. Ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit dy foto duke kërcyer krahas Shkëlzenit dhe uron që ashtu të lumtur, të kalojnë gjithë jetën.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, partneri dhe shoku im i ngushtë! Kjo datë do të jetë gjithmonë shumë e rëndësishme për mua. Shpresoj të kërcejmë gjithmonë kështu valsin e jetës…plot me ëndrra, plot me dashuri dhe të lumtur!”, shkruan Armina krahas fotove.