PUTHJE NË BUZË/ Aktorja shqiptare tregon reagimin e të birit gjatë shfaqjes – AlpeGossip
PUTHJE NË BUZË/ Aktorja shqiptare tregon reagimin e të birit gjatë shfaqjes

PUTHJE NË BUZË/ Aktorja shqiptare tregon reagimin e të birit gjatë shfaqjes

Komedia “Mbledhje e jashtëzakonshme në parlament” e cila po shfaqet aktualisht në teatër prek realitetin mes pushtetit dhe korrupsionit e duket se po pritet mjaft mirë nga publiku.

Në mesin e kastit të aktorëve është edhe Jorida Meta në rolin e gruas së ministrit, e cila në skenë shkëmben edhe puthje në buzë me Dritan Boricin, në shfaqje sekretari i ministrit.

Ditën e sotme teksa ishte e ftuar në emisionin “Rreze Dielli’, Jorida tregoi se bashkëshorti i saj e ka pëlqyer shumë shfaqjen, ndërkohë që i vetmi ‘kritikues’ ishte djali i saj.

Madje aktorja zbuloi dhe reagimin e djalit të saj teksa e ka parë duke u puthur në buzë.

Anteo vjen në teatër, e mora në prova, provën e parë e pa deri në fund, në të dytën duke bërë xhiro. Erdhi e pa bashkë me Kolin shfaqjen. E vetmja gjë ishte,  Më tha  të të bëj një pyetje: Tan Boriçi ty të puth në buzë? Nuk e pati për xhelozi, më shumë për kureshtje. I pëlqeu dhe tha dua të vij ta shoh prapë.” shprehet aktorja./News31.al