“SHKONI NË DJALL”/ Stilistët refuzojnë të veshin Bebe Rexhën se është e shëndoshë (VIDEO) – AlpeGossip
“SHKONI NË DJALL”/ Stilistët refuzojnë të veshin Bebe Rexhën se është e shëndoshë (VIDEO)

“SHKONI NË DJALL”/ Stilistët refuzojnë të veshin Bebe Rexhën se është e shëndoshë (VIDEO)

Bebe Rexha vendosi që të shprehej publikisht në rrjetet sociale, për të treguar paragjykimin që i bëhet.

Këngëtarja me origjinë shqiptare u shpreh se, ka shumë dizajnues që refuzojnë ta veshin për eventin e “Grammys 2019”, pasi është “shumë e madhe”.

29-vjeçarja, e cila është nominuar për çmimet “Artisti i Ri më i Mirë” dhe “Performanca më e Mirë Country”, postoi një video në Instagram duke treguar se çfarë i kishte ndodhur.

“Shpesh artistët shkojnë dhe flasin me dizajnuesit për veshjen e tapetit të kuq… Stafi im takoi shumë dizajnues dhe shumë prej tyre thanë se nuk mund të më vishnin pasi isha shumë e madhe. Unë nuk dua t’i vesh ato dreq fustanet tuaja. Shkoni në djall”, thotë ndër të tjera Bebe në video.

Ajo e shoqëroi postimin me një mbishkrim:

“Më vjen keq, më duhej ta hiqja këtë barrë. Nëse nuk të pëlqen stili im ose muzika ime është diçka tjetër. Por mos thuaj që s’mund të veshësh dikë që nuk ka masën për sfilatë. Fuqizoni gratë që të dashurojnë trupat e tyre. Ne jemi të bukura në çdo masë”.

Epo ky është shembulli që duhet të ndjekim të gjitha!