Një nga metodat të cilat preferohen së shumti në ditët e sotme për të krijuar sa më shumë famë çka sjell gjenerimin e më shumë të ardhurave është edhe të dalurit tërësisht apo pjesërisht nudo.
Këtë e shohim ta bëjnë në masë pothuajse të gjitha vajzat e shoëbizit dhe tashmë është bërë diçka krejt normale. Në një videoklip, performancë apo të ftuara në emsion nuk është aspak e cuditshme ti shohësh me veshje nga më ekstravagantet.
Por çfarë mendimi kanë koleget e tyre artistë të cilat nuk e preferojnë lakuriqësinë por I shprehin vlerat e tyre përmes punës?
Deklaratat e tyre mjaft të bujshme në rrjete sociale për këtë fenomen që ndodh rëndom mund ti gjeni më poshtë:
Stresi
“Shumica e VIP-ave femRA që kanë shumë para, kanë shitur trupin në këmbim të parave për të blerë fustanet e shtrentja, u shpreh Stresi gjatë një interviste duke demaskuar kështu fenomenin që ndodh rëndom në shoqërinë tonë.
Ana Golja
Gjatë prezantimit të Festivalit të 57-të të RTSH, aktorja dhe këngëtarja me famë botërore dha një mesazh të shkurtër por shumë domethënës për të gjitha vajzat që zhvishen për të arritur famë duke shitur kështu trupin e jo vlerat e tyre.
Rosela Gjylbegu
“Të them të drejtën më vjen keq për ta, dhe si femër ndihem keq sepse ato shihen e trajtohen si objekte përdoren dhe më pas… Në Shqipërinë tonë të vogël i ngatërrojmë shpesh konceptet. Nuk dimë të bëjmë dallimin mes të bukurës dhe ordineres. Vajza të bukura ka plot, por artiste të mira pak. Në këtë jetë nuk arrihet asgjë pa punë, pa sakrifica, pa mund, pa vuajtje dhe këto vajza zgjedhin rrugën e shkurtër që shpesh duket joshëse, por që nuk garanton jetëgjatësi, por vetëm zhurmë momentale. Fatkeqësisht këto fenomene bëhen edhe si modele për shoqërinë tonë plot halle e probleme e të rinjtë konfuzë që nuk dinë akoma se çfarë rrugë duhet të zgjedhin”, u shpreh këngëtarja për koleget e saj teksa ishte e ftuar në një intervistë.
Era Rusi
“Unë kam një mendim ndryshe se si funksionon tregu sot. Natyrisht dhe nëpër botë kemi artistë performues shumë të mirë, që këndojnë live si Beyonce, Jlo, fizikisht të bukura, të cilat në këngët e tye japin mesazhe sensibilizuese që ndikojnë tek njërëzit dhe përcjellin mirësi. Ndryshe nga disa artistët tanë të cilët e kanë degraduar muzikën në atë fare feje, sa ajo që sheh është thjesht fiziku. Unë mendoj se çdo gjë e bukur ka një afat kohor kur artistët e vertetë janë akoma në treg.” u shpreh Era Rusi për koleget gjatë një interviste.
/AlpeNews.al