TË MAHNITSHME/ Këto xhaketa do t’iu bëjnë ta dashuroni të ftohtin (FOTO) – AlpeGossip
TË MAHNITSHME/ Këto xhaketa do t’iu bëjnë ta dashuroni të ftohtin (FOTO)

TË MAHNITSHME/ Këto xhaketa do t’iu bëjnë ta dashuroni të ftohtin (FOTO)

Jemi zyrtarisht në stinën e ftohtë dhe në këtë sezon nuk mund të ketë asnjë investim më të mirë për garderobën se sa një pallto apo xhaketë e ngrohtë. Markat e njohura të veshjeve kanë pasuruar koleksionet e tyre me pallto, xhupa, xhaketa ndër të cilat dominojnë ngjyrat dhe printet e shumëllojshme.

Kuadratet

 

Ky sezon duket se i dedikohet palltove me kuadrate. Pak retro dhe shumë shik në të njëjtën kohë. Mund të kombinohen me çfarëdolloj gjëje, mjafton të keni dëshirë për të eksperimentuar dhe të mos i vini kufi imagjinatës.

Leopardi

Nga fustanet me rripa spageti tek palltot e rënda leopard. 2018- a ka qenë përfundimisht viti i këtij printi!

Kuadratet skoceze

 

 

Nëse ka ndonjë print që nuk ka për të dalë kurrë nga moda në stinën e dimrit janë kuadratet skoceze. Xhupat dhe xhaketat e rënda kombinuar me printin në fjalë na kujtojnë gjithmonë ngrohtësinë e oxhakut, festat e fundvitit dhe rehatinë e shtëpisë.

Lëkura

 

 

Xhaketat e lëkurës nuk vdesin kurrë! Mjafton që edhe këtë vit të zgjidhni të preferuarën tuaj dhe kaq.

Xhupat

 

 

 

 

Ndërsa për partizanët e xhupave po këshillojmë vetëm diçka të fryrë. Printin, materialin dhe çdo gjë tjetër zgjidheni vetë. E rëndësishme është që këtë vit të hiqni dorë nga xhupat që tregojnë linjat dhe të rendni pas atyre oversized.