Fiori Dardha thotë atë që shumë pak guxojnë: Kam blerë rroba të Përdorura! – AlpeGossip
Fiori Dardha thotë atë që shumë pak guxojnë: Kam blerë rroba të Përdorura!

Fiori Dardha thotë atë që shumë pak guxojnë: Kam blerë rroba të Përdorura!

Fiori Dardha njihet si një ndër personazhet e ekranit që preferon të flasë hapur për çdo gjë. Madje këto kohë që ka qenë me pushime, ajo ka ndarë çdo gjë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’. Me anë të opsionit pyetje-përgjigje, ajo ka shuar kureshtjen për çdo kuriozitet të tyre. Madje dikush e ka pyetur se ku i gjen të gjitha rrobat që vesh dhe nëse ka blerë ndonjëherë tek të përdorurat. Me përgjigjen e saj Fiori tregoi se është si të gjithë njerëzit e thjeshtë dhe kohë më parë edhe asaj i është dashur të blejë tek rrobat e përdorura.

“Veshjet që mbaj në përditshmërinë time sigurisht që i blej të gjitha. Veshjet që mbaj në ekran, në shumicën e rasteve sigurohen nga butik me të cilët kemi marrëveshje bashkëpunimi. Kam blerë veshje të përdoruara sa i kam luajtur fenë, vite më parë kur nuk kisha mundësi të blija gjithçka të re”, – ka shkruar Fiori.