Prej kohësh në media kanë qarkulluar lajme se aktorja Anna Lika dhe regjisori Bjordi Mezini janë në një lidhje dashurie. Mirëpo ata nuk e kanë konfirmuar asnjëherë dhe kanë preferuar ta shijojnë romancën në privatësi.
Por duket se nuk i kanë rezistuar tundimit për të ndarë një foto si çift me botën. Ka qenë Anna ajo që e ka publikuar foton në krahët e Bjordit dhe këtë mund ta marrim si një konfirmim.