Pas Elvana Gjatës, edhe kjo këngëtare shqiptare ka gati albumin e saj të parë ndërkombëtar (FOTO) – AlpeGossip
Pas Elvana Gjatës, edhe kjo këngëtare shqiptare ka gati albumin e saj të parë ndërkombëtar (FOTO)

Pas Elvana Gjatës, edhe kjo këngëtare shqiptare ka gati albumin e saj të parë ndërkombëtar (FOTO)

Besa Kokëdhima është zhvendosur prej disa kohësh në Paris, ku po punon për albumin e saj të parë ndërkombëtar në gjuhën angleze. E ftuar në “Top ShowMagazine”, Këngëtarja e hitit “Ëngjëjt të vrasin njëlloj” tregoi se është nën menaxhimin e një kompanie franceze dhe deri më tani ka gati 3 materiale të përfunduara.

“Po bëj muzikë në gjuhën angleze. Duhet ta kisha bërë më përpara. Kemi punuar në 3 materiale dhe kam gati gjashtë deri në shtatë demo. Nuk jam larguar nga muzika pop modern. Por nuk dua të flas shumë për të, jam person supersticioz. Po ndodhi, ndodhi” – tregoi Besa Kokëdhima.

E pyetur sesi është të jetosh larg Shqipërisë, ajo u përgjigj: “ Zhvendosja fillestare në Paris, nuk ishte e thjeshtë. Nuk shkon përditë në vendet që njerëzit nxjerrin fotot në ‘Instagram’,të kap rrjedha. Por puna më mban të angazhuar.”