Habit Turjan Hyska, OFRON 5000 Euro për personin që do të bëjë këtë gjë (FOTO) – AlpeGossip
Habit Turjan Hyska, OFRON 5000 Euro për personin që do të bëjë këtë gjë (FOTO)

Habit Turjan Hyska, OFRON 5000 Euro për personin që do të bëjë këtë gjë (FOTO)

Moderatori i njohur Turjan Hyska është një prej personazheve më të dashur për publikun shqiptar, me të cilët qëndron shpesh në kontakt nëpërmjet profilit të tij në Instagram.

Së fundmi Turi ka publikuar një mesazh që i ka lënë me gojë hapur ndjekësit. Ai shfaqet në video duke i bërë thirrje publikut ti thonë Julian Dedës dhe Albano Bogdos të dobësohen, pasi nuk po dinte si t’i bindte ndryshe ata të dy.

“Kam një problem shumë të madh si drejtues. Nuk po arrij dot të bëj të mundur që të dobësohen Albano dhe Juli, ndaj kërkoj ndihmën tuaj ti vëmë në sedër. Bëni video dhe i bëni tagg, ku i kërkoni të dobësohen.”- ka thënë moderatori.

Menjëherë pas videos ai ka publikuar një foto ku ofron shifrën e majme prej 5000 eurosh për personin që bën të mundur këtë gjë.

“Kush e bën të mundur fiton 5000 euro ose një natë me Eglein Laknorin.”- ka shkruar Turi me humor, duke futur në ofertë edhe aktorin tjetër të ‘Apartamentit 2XL’.