SA E PASUR ËSHTË LORI HOXHA? Përgjigjen e jep vetë trashëgimtarja – AlpeGossip
SA E PASUR ËSHTË LORI HOXHA? Përgjigjen e jep vetë trashëgimtarja

SA E PASUR ËSHTË LORI HOXHA? Përgjigjen e jep vetë trashëgimtarja

Si një nga vajzat më protagoniste të jetës publike në vend, por edhe showbiz-it shqiptar, sa herë përmendet emri i Lori Hoxhës, interesi është në maksimum. Admiruesit e shumtë, por edhe ata që e ndjekin virtualisht përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, janë gjithë kohës të “etur” për të mësuar më shumë për jetën e saj, për përditshmërinë, për veshjet, markat e preferuara, për pushimet, familjen, jetën private, gjithçka! Kureshtja është absolute, kur bëhet fjalë për një vajzë si ajo!

Lori Hoxha shpesh përmes rubrikës “pyetje-përgjigje” në Instagram zgjedh që të ndajë

me ndjekësit disa nga pyetjet më pikante, të cilat më pas i bën publike për të gjithë. Në mesin e shumë të tillave që Lori postoi dje në profilin e saj zyrtar në Instagram, ishte edhe një pyetje në lidhje me pasurinë e saj. “Nëse lumturia do të ishte një monedhë, sa e pasur është Lori Hoxha”?

Trashëgimtarja e Top Channel nuk është treguar e rezervuar në këndvështrimin e saj, por ka dhënë një përgjigje direkte dhe me gjasë plotësuese për ata që e pyesin gjithë kohës për të ardhurat, lekët, jetën e pasur, etj. “Shtresë e mesme! Mund të përballoj shumicën e nevojave të mia dhe njëherë në kaq kohë, mund të shpenzoj pa menduar gjatë në diçka të mirë”, tha ajo.

Mes jetës në Londër, studimeve, stilit frymëzues të veshjes që tashmë e kanë kthyer atë në një ikonë të admirueshme, Lori Hoxha është doemos një shembull për shumë të rinj që synojnë sadopak të ecin në hapat e saj. Sigurisht, nuk është një rrugëtim i lehtë, por shembullin pozitiv dhe frymëzues për shumë bashkëmoshatarë ajo përpiqet ta japë kohë pas kohe dhe pa doreza.

E në këshillën e radhës të vlefshme për të rinjtë e sotëm, Lori është treguar po kaq e drejtpërdrejtë! “Bëni më mirë. Bëhuni mendjehapur. Mos nxitoni të rriteni shpejt. Gjërat për të cilat po shqetësoheni tani nuk do t’ju interesojnë fare pesë vite më vonë”, u shpreh ajo.

Dhe ne shpresojmë që e gjithë gama e përgjigjeve që trashëgimtarja e pasur e Top Medias dha dje, t’ju ketë shërbyer sa më shumë njerëzve që e ndjekin apo e admirojnë përmes rrjeteve sociale!