12 FUSTANE PËR 3 NETË/ Alketa Vejsiu zbulon si do duket në ‘Festivalin e RTSH-së’ – AlpeGossip
12 FUSTANE PËR 3 NETË/ Alketa Vejsiu zbulon si do duket në ‘Festivalin e RTSH-së’

12 FUSTANE PËR 3 NETË/ Alketa Vejsiu zbulon si do duket në ‘Festivalin e RTSH-së’

“Festivali i Këngës në RTSH”, këtë vit vjen nën regjinë e Vera Grabockës dhe prezantimin e Alketa Vejsiu, dyshja e cila gjithnjë ka pasur sukses në programet e spektaklet që kanë sjellë në ekran. Nata e parë e festivalit do të mbahet në 19 dhjetor e duke qenë se na ndajnë vetëm pak ditë, Alketa ka nisur me kohë përgatitjet e fustaneve.

Moderatorja ka zbuluar se do të veshë plot 12 fustane në tre netë. Alketa ka postuar në Instastory një foto ku shfaqet duke bërë provën e njërit prej fustaneve dhe nga aq pak sa shohim, kuptohet që moderatorja do shkëlqejë me temina e xixa. “Provat e fundit për 12 fustanet e 3 netëve në festival”, shkruan Alketa duke etiketuar Valdrin Sahitin i cili ka stiluar këto fustane.