”A TA KAM PREKUR DOT ZEMRËN?” Arbori mbush 5 vjeç dhe Bora bën dedikimin më emocionues që na mbushi sytë me lot – AlpeGossip
”A TA KAM PREKUR DOT ZEMRËN?” Arbori mbush 5 vjeç dhe Bora bën dedikimin më emocionues që na mbushi sytë me lot

”A TA KAM PREKUR DOT ZEMRËN?” Arbori mbush 5 vjeç dhe Bora bën dedikimin më emocionues që na mbushi sytë me lot

5 vite më parë moderatorja Bora Zemani është bërë nënë, pasi në jetë ka ardhur Arbori. Ashtu si për çdo nënë, edhe për Borën, ardhja në jetë e të birit i ndryshoi jetën dhe ia mbushi atë me gëzim. Si kanë qenë këto 5 vite për të, Bora i përshkruan më së miri në një dedikim kushtuar Arborit në ditën e tij të lindjes.

@borazemani

“Shshshsh… qetësi!!! Arbori im bën 5 vjeç sot dhe mami ka dy fjalë për të thënë:

Vërtet, nuk e kuptoj si kaloi koha kaq shpejt. Ti dje ishe një bebe ndërsa tani, një djalë i vogël llafazan që më jep mend ose më pyet për çdo gjë. Tani je rritur dhe e ke mësuar që “shakpa” janë “shapkat”, që “fuckla” janë “flluskat”, që “oh maj gaj” është “oh my God” etj… Ke pak problem “kondicionerin” që i thua akoma “goconjer”, por punë e madhe, këto zgjidhen. Problemin e kam te pyetjet e tuaaa….”O ma, pse Zoti e ka vënë shkronjën A të parën?”… “Po Zoti a ka qenë bebe?”… “Pse ora kalon kaq shpejt?”… “Pse nata është kaq e shkurtër?”… dhe vazhdon pyet: “Ma, po kur isha te barku yt a ta kam prekur dot zemrën?”. Një pyetje që të bënë ta bërtasësh përgjigjen: PO, Arbor! Ma ke prekur zemrën me atë dorën tënde të vogël magjike dhe e ke ndriçuar kaq shumë. Prandaj për një gjë jam e sigurt, ti je bekimi më i madh që më është dhënë ndonjëherë në jetë! Urimet më të mira për Superheroin tim të vogël! Tani le të fillojë festaaaa”, -ka shkruar Bora, përkrah një videoje të ëmbël me të birin.

View this post on Instagram

Shshshsh… qetesi!!! Arbori im ben 5 vjec sot dhe mami ka dy fjale per te thene: Vertete nuk e kuptoj si kaloj koha kaq shpejt, Ti dje ishe nje bebe ndersa tani, nje djale i vogel llafazan qe me jep mend ose me pyet per cdo gje 😋 Tani je rritur dhe e ke mesuar qe "shakpa" jane "shapkat", qe "fuckla" jane "flluskat", qe "oh maj gaj" eshte "oh my god" etj… ke pak problem "kondicionerin" qe i thua akoma "goconjer" por pune e madhe, keto zgjidhen.. problemin e kam tek pyetjet e tuaaa…."O ma, pse Zoti e ka vene shkronjen A te paren?" 🤷🏻‍♀️, "Po Zoti a ka qene bebe?"😳, "Pse ora kalon kaq shpejt?"🤔, "Pse nata eshte kaq e shkurter?"🤪 dhe vazhdon pyet, "Ma, po kur isha te barku jot a ta kam prekur dot zemren?". Nje pyetje qe te bene ta bertasesh pergjigjen…. PO, Arbor! Ma ke prekur zemren me ate doren tende te vogel magjike dhe e ke ndricuar kaq shume. 😍 Prandaj per nje gje jam e sigurt, ti je bekimi me i madh qe me eshte dhene ndonjehere ne jete! Urimet me te mira per SuperHeroin tim te vogel! Tani le te filloje festaaaa…. 😋💃🏻🍼🍭🍬🎈🎊🎁🎉 #arbordashuria #myson #blessed

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on