Moderatorja e dashur për publikun, Luana Vjollca feston ditën e sotme 30-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë kaq speciale për të kanë mbërritur qindra mijëra urime nga fansat e shumtë, kolegët dhe të afërmit e saj.
Ai më i ëmbli dhe i veçanti padyshim që ishte urimi që e motra, Marina kishte zgjedhur për të shtrenjtën e saj.
“Happy birthday to a sister who has the best sister in the world! Lumturine e botes te uroj Luanesha jone! Te dua pafund ”, ka shkruar Marina krahas fotos së bashku me Luanën.
Ndërkohë, festa e Luanës për ditëlindjen e saj ka nisur që në mesnatë ku të ftuar kanë qenë miq e kolegë të moderatores.