DO LARGOHET NGA “TOP CHANEL”? Më në fund, Luana Vjollca thyen heshtjen dhe prezanton projektin e saj të ri – AlpeGossip
DO LARGOHET NGA “TOP CHANEL”? Më në fund, Luana Vjollca thyen heshtjen dhe prezanton projektin e saj të ri

DO LARGOHET NGA “TOP CHANEL”? Më në fund, Luana Vjollca thyen heshtjen dhe prezanton projektin e saj të ri

Moderatorja e dashur, Luana Vjollca feston ditën e sotme 30 vite jetë. Në këtë ditë kaq speciale për të kanë mbërritur qindra mijëra urime nga fansat e shumtë, kolegët dhe të afërmit e saj.

Ajo ka organizuar një festë madhështore për ditëlindjen e saj të 30-të, ku dhe ka prezantuar “projektin e jetës” që do të mbajë titullin “Thuaje”. Ky program do të jetë jetë një projekt zemre dhe do të ketë histori të vërteta.

VIDEO

Gjatë fjalimit ajo bëri dhe një batutë, ku u duk se konfirmoi zërat për largimin e saj nga “Top Channel”.

“Në cilin televizion do e shohim këtë Luanën?”, u shpreh Luana.

Duket se më në fund ajo ka vendosur që të thyejë heshtjen. Ndryshe nga vitet e shkuara kur ajo i rikthehej menjëherë punës në fund të gushtit, këtë herë ajo nuk ka publikuar asnjë foto nga ambientet e zyrës së saj. Luana nuk ka konfirmuar asgjë për sezonin e ri të “Shiko kush luan” dhe nuk dihet nëse ky program do të rikthehet sërish në ekran.

Burime për “Gazeta Express” kanë bënë me dije më herët se ajo po largohet nga “Top Channel” dhe tashmë emisionet e saj do të mbajnë logon e një televizioni tjetër, por ky lajm nuk është konfirmuar ende