ËSHTË VETËM DY MUAJSH/ Por Almeda e ka gjetur që tani profesionin e djalit (FOTO) – AlpeGossip
ËSHTË VETËM DY MUAJSH/ Por Almeda e ka gjetur që tani profesionin e djalit (FOTO)

ËSHTË VETËM DY MUAJSH/ Por Almeda e ka gjetur që tani profesionin e djalit (FOTO)

Dy muaj më parë, Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk Tolgahan u bënë për herë të parë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Efehan. Almeda ka qenë shumë aktive këto muaj dhe ka publikuar vazhdimisht foto dhe video të vogëlushit duke i zbuluar dhe fytyrën.

Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për ‘Revistën Who’ ku ka rrëfyer ndjesitë e para të të qenit nënë. Almeda ka treguar se Tolgahan e ndihmon shumë me rritjen e djalit dhe se madje edhe gjumin e bëjnë me turne dhe se gjithashtu një ndihmëse e madhe është edhe nëna e saj.

Por ndonëse është ende i vogël, Almeda ka menduar dhe për profesionin që vogëlushi do të ketë në të ardhmen. Ajo dëshiron shumë që ai të bëhet një pianist.

“Në shtatzëni dëgjoja vetëm muzikë klasike, tingujt e pianos më qetësonin shumë, gjatë lindjes po ashtu, por edhe tani. Efehan i ka gishtat e dorës të gjatë dhe të hollë prandaj kam shprehur dëshirën të bëhet pianist. Besoj se do të jetë gjëja e parë që unë do bëj kur ai të bëhet 4 vjeç, ta çoj në kurs për piano, por sigurisht është vendimi i tij çfarë do që të bëhet më vonë.”, ka tregaur Almeda.