Maskë fytyre me kungull – AlpeGossip
Maskë fytyre me kungull

Maskë fytyre me kungull

Përveç të tjerash kungulli ndihmon dhe hidraton lëkurën e dëmtuar nga rrezet e diellit, gjithashtu pastron edhe aknet. Për një lëkurë më të mirë, provoni maskën me kungull në shtëpi.

Praktike, me pak kosto dhe me efekte pozitive. Ia vlen ta provoni.

Përbërësit: 

  • 1/2 filxhan me tul kugulli
  • 2 vezë (të verdhat)
  • 1 lugë sheqer
  • 1 lugë mjaltë nëse keni lëkurë të thatë ose 2 lugë qumësht bajameje
  • 1 lugë uthull molle për lëkurat e yndyrshme

Përgatitja: 

  • Bëni pure kungullin së bashku me përbërësit e tjerë deri sa të formohet një masë homogjene.
  • Hidhni vezët dhe sheqerin dhe përziejini mirë.
  • Aplikoni maskën në fytyrë dhe e mbani për 15-20 minuta. Pastrojeni me ujë të vakët dhe në fund e shpëlani me ujë të ftohtë.

Në këtë mënyrë do të rregulloni pH-in e lëkurës. Rezultatet? Do t’i shihni vetë. Pjesën e mbetur nga maska mund ta ruani në frigorifer.