Kjo është vitamina e bukurisë. Ja ushqimet ku mund ta merrni – AlpeGossip
Kjo është vitamina e bukurisë. Ja ushqimet ku mund ta merrni

Kjo është vitamina e bukurisë. Ja ushqimet ku mund ta merrni

Jo më kot zinku quhet vitamina e bukurisë. Është i dyti, pas hekurit, që gjendet me bollëk në trup, dhe disa nga funksionet kyçe të tij janë mbrojtja e lëkurës, flokëve, dhëmbëve dhe thonjve, pa përmendur funksionin e sistemit imunitare dhe gjendjes emocionale.

Zinku nevojitet për aktivitetin e më shumë se 300 enzimave në trup, të cilat ndihmojnë në reagimet biokimike në trup, që janë të rëndësishme për sintetizimin e proteinave, prodhimin e hormoneve, si dhe për mirëqenien e përgjithshme”, thotë dietologia Emma Derbyshire.

Megjithatë, pavarësisht rëndësisë së madhe të zinkut, shumë prej nesh mund të kenë mungesë të saj.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 31%  njerëzve në të gjithë botën kanë mungesë të këtij minerali.

Trupi nuk e ruan zinkun, prandaj duhet ta sigurojmë atë nga ushqimet. Vegjetarianët zakonisht janë ata që vuajnë më shumë nga mungesa e zinkut, duke qenë se mishi është burimi kryesor i këtij minerali.

Ja cilat janë disa nga ushqimet e pasura më shumë me zink, dhe që duhet t’i konsumoni patjetër nëse nuk doni të keni probleme me lëkurën, rënie të flokëve, thonj të brishtë, ulcerë në gojë apo prishje të dhëmbëve.

Ushqimet  e pasura në zink: 

Bajame – 3.3 mg/100g

Fasule – 0.9 mg/100g

Gjoks pule- 1.1 mg/100g

Djathë çedër- 4.1 mg/100g

Mish gjeli i detit- 2.5 mg/100g

Produktet e sojës – 0.7 mg/100g

Sardele, në skarë- 0.9 mg/100g

Salmon, në skarë- 0.6 mg/100g

Oriz kaf, i gatuar – 0.9 mg/100g

Fruta të thata- 1.6 mg/100g

Vezë pule, të ziera – 1.3 mg/100g

Mish viçi pa dhjamë – 9.5 mg/100g

Salcice derri, në skarë – 1.4 mg/100g

Gjoksi i qengjit, i skuqur – 5.1 mg/100g