“SHPIRTIN PLOT”/ Stresi publikon VIDEON intime super të ëmbël ku përkëdhelet dhe puthet me Kejsin – AlpeGossip
“SHPIRTIN PLOT”/ Stresi publikon VIDEON intime super të ëmbël ku përkëdhelet dhe puthet me Kejsin

“SHPIRTIN PLOT”/ Stresi publikon VIDEON intime super të ëmbël ku përkëdhelet dhe puthet me Kejsin

Pasi marrëdhënia e tyre u zbulua rreth 3 vite më parë, reperi shqiptar vendosi që të jetë më i hapur me ndjekësit për romancën me partneren.

Fillimisht fotot në rrjetet sociale, më pas intervistat nëpër revista apo televizione dhe tashmë Stresi nuk e ka aspak problem që të ndajë një video intime me Kejsin.

Pasditen e sotme reperi publikoi një video në “InstaStory”, ku shfaqet pranë bashkëshortes, e cila e përkëdhel dhe e puth në pjesën e kokës.

“Kur e ke shpirtin e plotësuar gjërat e tjera duken shaka në këtë jetë”, shkruan ai në mbishkrimin e videos.

Vetëm pak kohë më parë u përfol se çifti i kishte dhënë fund martesës, gjë e cila u hodh poshtë nga Kejsi, e cila u shpreh se kur martohesh nuk ka divorc.