Pas kërcënimeve, Olsi i BB merr vendimin e papritur që i la fansat pa fjalë (FOTO) – AlpeGossip
Pas kërcënimeve, Olsi i BB merr vendimin e papritur që i la fansat pa fjalë (FOTO)

Pas kërcënimeve, Olsi i BB merr vendimin e papritur që i la fansat pa fjalë (FOTO)

Olsi i “Big Brother 9” vazhdon ende të komentohet në media e rrjete sociale, sidomos për jetën private për të cilën publiku ka gjithnjë interes ndonëse ai është munduar ta ruajë sa më hermetike pas ndarjes nga Fjorentina.

Ditët e fundit në disa postime në Instastory Olsi shprehej plot mllef kundër dikujt prej të cilit kishte marrë ofendime e kërcënime.

Vetëm pak orë më parë ish-banori kishte bërë një status ku i drejtohej personit që do e gjente dhe do ja thyente gishtat me pinca.

Më vonë Olsi ka marrë vendimin e papritur. Në një foto të publikuar sot ai shkruan se ky do të jetë postimi i tij i fundit dhe se personi do mbajë përgjegjësi për të gjitha.

“Ky mund të jetë postimi im i fundit. Të gjithë kemi familje dhe njerëz që i duam shumë dhe kur ato njerëz preken je i gatshëm të bësh gjithçka. Jetojmë në një vend ku disa njerëz ecin me moton që për të qenë i lumtur vet duhet t’i prishësh lumturinë tjetrit. Fundja të gjithë njëlloj jemi. Shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Ju dua. Kurse ti që më ke prekur në pikë të dobët di të them vetëm kaq…do të qesh në fytyrë kur ti do jesh duke qarë. Tirana është e vogël do mbash përgjegjësi për të gjitha. Shihemi. Bye bye”, shkruan Olsi.