I ZBULUAN LIDHJEN ME ONI HYSENBELLIUN/ Flet moderatorja afrikane (FOTO) – AlpeGossip
I ZBULUAN LIDHJEN ME ONI HYSENBELLIUN/ Flet moderatorja afrikane (FOTO)

I ZBULUAN LIDHJEN ME ONI HYSENBELLIUN/ Flet moderatorja afrikane (FOTO)

Ditën e sotme ka qarkulluar në mediat e huaja e më pas shqiptare, lajmi se moderatorja afrikane Bonang Matheba është në një lidhje me Oni Hysenbelliun. Sipas revistës “All 4 Woman”, biznesmeni shqiptar dhe moderatorja janë parë shpesh herë bashkë.

Bonang së fundmi deklaroi në një status në Twitter që është e dashuruar dhe se do të shpërngulej në Shqipëri për të dashurin e saj. Gjithashtu moderatoja ka postuar një foto të Onit ku e uronte për ditëlindjen.

Në një intervistë për “Channel24” në Mars, Bonang konfirmoi se ishte në një lidhje ndërsa në intervistën e fundit për “Thumb”, Oni tha se është beqar.

“Channel24” ka kontaktuar me grupin e PR të Bonang dhe ata janë shprehur: “Nuk kemi asnjë koment duke qenë se lajmet e përmendura janë spekulim i pastër”.