MES DHIMBJES PËR NDARJEN NGA JETA E SË MOTRËS/ Këngëtari i njohur fotografohet për herë të parë – AlpeGossip
MES DHIMBJES PËR NDARJEN NGA JETA E SË MOTRËS/ Këngëtari i njohur fotografohet për herë të parë

MES DHIMBJES PËR NDARJEN NGA JETA E SË MOTRËS/ Këngëtari i njohur fotografohet për herë të parë

Pak javë më parë këngëtari i njohur, Louis Tomlinson, mori lajmin më të hidhur, ndarjen nga jeta të motrës së tij 18-vjeçare, Felicite. Pas kësaj ngjarje, këngëtari është fotografuar për herë të parë në shoqërinë e familjarëve të tjerë. Pavarësisht se dhimbja ka qenë e fortë, këngëtarit i është dashur të festojë ditëlindjen e 2 motrave të tjera binjake, Phoebe dhe Daisy.

Motrat e tij publikuan foto në rrjete sociale, ndërkohë vetë Louis gjatë këtyre ditëve nuk ka postuar asgjë. Njëra nga binjaket, Daisy ka publikuar një foto në ‘Instagram’ me këngëtarin, të cilin e ka quajtur “vëllai, shoku i ngushtë”.

Ndarja nga jeta e motrës së tij, ishte një tjetër humbje e madhe për Louis, duke qenë se dhe nëna e këngëtarit ndërroi jetë pak vite më parë pas një sëmundje të rëndë. /