Telekamerat e ‘Dalla parte degli animali’ kanë intervistuar ish kryeministrin italian Silvio Berlusconi në një moment pauze për sa i përket jetës së tij politike.
I ulur në oborrin e kopshtit të tij dhe i rrethuar nga dhjetë qentë e tij, presidenti i Forza Italia tregon rutinën e tij të përditshme në shoqërinë e miqve të tij me katër këmbë
‘Flenë në dhomë me mua dhe në mëngjes janë shumë të përpiktë, gati për të më shoqëruar në sallën e ngrënies. Gjatë mëngjesit riti është një copë për mua tre për ta.
Peter dhe Dudu nuk më braktisin asnjëherë, kur unë bëhem gati për të dalë mezi presin dhe teksa në makinë unë përfundoj së lexuari gazetat njëri vendoset në anën e majtë timen dhe tjetri në të djathtën, janë shumë të ëmbël.
Në mbrëmje kur unë kthehem, të gjithë të tjerët që kam lënë në shtëpi më rrethojnë dhe shohin televizor me mua.
Akoma nuk e di se cili është programi i tyre i preferuar. Kështu përfundon një ditë e zakonshme për mua me shumë dashuri dhe për mua shumë e rëndësishme me qentë e mi të adhurueshëm’ thotë Berlusconi.