ÇFARË PO NDODH? Pas shumë kohësh debat, Stresi dhe Noizy vendosin paqe mes tyre – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH? Pas shumë kohësh debat, Stresi dhe Noizy vendosin paqe mes tyre

ÇFARË PO NDODH? Pas shumë kohësh debat, Stresi dhe Noizy vendosin paqe mes tyre

Të shumta janë diss-et e thumbimet që Noizy dhe Stresi kanë bërë prej kohësh për njëri-tjetrin dhe të gjithë e dimë se ata kanë qenë kundërshtarë ‘të përbetuar’.

Madje, herë pas here djemtë e të dy grupeve kanë pasur edhe përplasje fizike me njëri-tjetrin, por ndonjëherë është mirë që gjërat t’ia lësh të shkuarës.

Kështu kanë bërë edhe dy reperët shqiptarë, me këngët e të cilëve të gjithë jemi rritur.

Stresi dhe Noizy kanë bërë më në fund paqe dhe kanë falur njëri-tjetrin!

Në videot e tyre live në Instagram, Stresi ka vlerësuar për të disatën herë Noizy-n, ndërsa ky i fundit ka treguar më vonë se pasi ka biseduar me djemtë e tij, kanë vendosur ta falin Stresin.

Kjo ishte një ngjarje e papritur për fansat e të dyja palëve, të cilët deri tashmë përfshiheshin në “përleshje” online me njëri-tjetrin.

Ky ishte edhe një mesazh i mirë nga dy repert për rininë shqiptare, duke qenë se janë shembuj që ndiqen në masë në vendin tonë. l l l

Ndonjëherë , falja është më e mirë se hakmarrja dhe ky ishte rasti më i mirë që e vërtetoi këtë!

Kësaj here, “lufta” e gjatë mes Noizy-t dhe Stresit mori vërtetë fund!