“SHKO VOTO TË JEP MOTRA 20 MIJË LEKË”! Dajana Shabani tallet pas përgjimeve me Zogun?! – AlpeGossip
“SHKO VOTO TË JEP MOTRA 20 MIJË LEKË”! Dajana Shabani tallet pas përgjimeve me Zogun?!

“SHKO VOTO TË JEP MOTRA 20 MIJË LEKË”! Dajana Shabani tallet pas përgjimeve me Zogun?!

Ishte fundi i muajit dhjetor kur u zbardhën përgjimet që implikonin Hermes Nikajn dhe moderatoren Dajana Shabani në shit-blerje votash.

Pas publikimit të bisedave nga “Shqiptarja.com”, moderatorja reagoi duke thënë se ishte thjesht një shaka që bënin mes miqsh blerja e votave dhe se nuk ishte asgjë e vërtetë.

“Po përmendem për shit-blerje vote! Kjo është një batutë e bërë live në emisionin tonë dhe është një batutë mes miqsh. Pra ju lutem në rastin kur përmendni emrin tim, mos bëni tituj që nuk kanë të bëjnë me përfshirjen time në shumë çështje. Ju uroj gëzuar festat, faleminderit që më ndoqët dhe siç do thoshte një Miss “Paqe në Botë”, shprehej Dajana.

Ndërkohë pak më parë moderatorja e ka përmendur sërish çështjen e blerjes dhe shitjes së votave gjatë një bisede me një ndjekës, që duket sikur tallet.

“Është sport i vështirë, s’ka parë kush hajër. A mund ta di me se merresh se je shumë e famshme”, e pyet ndjekësi.

“Me asgjë, shes vota. Edhe vetë qesha kur ktheva përgjigje”, shkruan Dajana, përgjigje e publikuar në Instastory, sipas “Dosja.al”.

Sipas përgjimeve të Prokurorisë, Dajana ka folur pasditen e të dielës me Hermesin, në kohën që kutitë e votimit ishin drejt mbylljes.

Biseda e përgjuar që u zhvillua mes tyre:

Dajana: Zogu votove ti motra?

Zogu: Jo Akoma.

Dajana: Shko të lutem se më duhet shenja jote, ta çoj me foto, të kam motra zemër.

Zogu: Po mi.

Dajana: Se është orari që e fiks hajt, të japi motra njëzet mijë lekësh, shko.

Zogu :O sa mirë, kur tani ja për gjysëm ore.

Dajana: Ik motra se në orën shtatë mbyllën qendrat e votimit.

Zogu: Bëje gati njëzet mijë lekshin.

Dajana: Ta bën motra, ta bën motra, por merr edhe ndonjë këto grupin e gatshëm, votojnë këto?

Zogu: Ku di unë, ç’i du këto po votoj për vete, ta çoj më aplikacion po hec..

Dajana: Mirë. Po mere merre i çik motra një shoqe. Thuaji, merr dikë mamin vetë i dytë.

Zogu: Po po, bëje gati njëzetëshen.

Dajana: Mirë ta bën motra, ma ço më ashtu se mos rrej Zogu, se del aty për atë Allah.

Zogu: Për çfarë?

Dajana: Del kur nuk e ke votu.

Zogu: Qyqja unë thashë ta çoj me kështu gishtin moj…

Dajana: Shko, shko se e bën dhe me stilolaps, por halli është ta bësh tamam. Për zotin të del emri që nuk ke votuar. Për zotin betohem për gocën. Shko mere dhe mamin e shko voto se afër e keni. Te kush shkollë e ke ti, tek “Qemal Stafa”?

Zogu: Dy hapa e kemi..

Dajana: E mirë hik.

Po ashtu është zbuluar edhe një bisedë e tij me Gugu Haxhiajn, e njohur si këngëtare.

Kjo e fundit nuk ka asnjë lidhje në aspektin penal në këtë dosje prokurorie, por gjatë bisedës Haxhija i kërkon Hermesit t’i gjejë ndonjë shoqe, për një shokun e saj.

Gugu: Sëmurë jam, më kanë ardhur ato…

Zogu: Nga humbe o jetë?

Gugu: Ja kam pas atë timin këtu. O jeta, e din pse të mora?

Zogu: Hë?

Gugu: Më çau bythën një shoku im në telefon “…më gjej një shoqe, më gjej një shoqe…”.

Zogu: Kur e do?

Gugu: Tani.

Zogu: Ja se të marr pastaj, se jam t’u fjet gjumë shpirt…

Nga kjo çështje deri më tani është arrestuar vetëm Hermes Nikaj, i cili është lënë në burg.