Nuk ka më dyshime/ Kimikati i bashkohet Besit dhe Erionit dhe ja ku do ti shohim (FOTO) – AlpeGossip
Nuk ka më dyshime/ Kimikati i bashkohet Besit dhe Erionit dhe ja ku do ti shohim (FOTO)

Nuk ka më dyshime/ Kimikati i bashkohet Besit dhe Erionit dhe ja ku do ti shohim (FOTO)

Vetëm pak ditë më parë, Olsi Bylyku, i cili është bërë i njohur me rolin e Kimikatit në spektaklin e humorit “Portokalli” konfirmoi largimin e tij nga “Top Channel”.

Menjëherë pas këtij lajmi filloi të aludohej se Kimikati u largua nga “Top Channel” për të shkuar në ekranin e “Tv Klan” në njërin prej emisioneve të humorit që pritet të nisin aty në sezonin e ri televiziv.

Në “Tv Klan” pritet të nisë emisionin “Duplex”, i cili është një program simotër me “Apartamentin 2XL”, por edhe një show televiziv nga Erion Isai dhe Bes Kallaku.

Pikërisht këta dy emisione u hamendësuan si të mundshmit tek të cilët Kimikati do të shkonte. Mirëpo tashmë duket se nuk ka më dyshime dhe Kimikati sapo na konfirmoi në njëfarë mënyre që do t’i bashkohet Besit dhe Erionit në show-n televiziv që ata po përgatiten të shfaqin sezonin e ri, por që ende nuk kanë zbuluar asnjë detaj.

Aktorët e njohur kanë postuar në profilet e tyre një foto ku shfaqen të tre, të cilës i kanë bërë tre përshkrime të ndryshme.

“Rradhën e kanë Dajat. Ja, edhe pak…”, shkruan Besi.

“E mirë mirë… kaq!”, shkruan Erion Isai.

“Ene i thashë 100 herë ‘mo mirë mos të hudhim foto të 3’”, shkruan Olsi.