Bes Kallaku tregon detajin që kanë ndryshuar në pamje/ Ja si tallet aktori dhe “Kimikati” me Erion Isain (FOTO) – AlpeGossip
Bes Kallaku tregon detajin që kanë ndryshuar në pamje/ Ja si tallet aktori dhe “Kimikati” me Erion Isain (FOTO)

Bes Kallaku tregon detajin që kanë ndryshuar në pamje/ Ja si tallet aktori dhe “Kimikati” me Erion Isain (FOTO)

E kishim kuptuar!

Fotoja e Bes Kallakut me Erion Isait dhe Olsi Bylykut në studion e “E Diela Shqiptare”, duke biseduar me Ardit Gjebrean dhe Aleksandër Frangajn, bëri bujë të madhe para pak ditësh. Pas kësaj fotoje, nisën menjëherë thashethemet se ndoshta treshen e aktorëve do ta shikonim në emisionin e Gjebreas dhe menjëherë ky lajm u konfirmua nga Olsi Bylyku ekskluzivisht për intv.al.

Tre aktorët do sjellin skena të ndryshme gazmore, stand up-e, do të imitojnë personazhet e njohur komikë që kanë bërë gjatë gjithë viteve dhe sigurisht nuk do mungojnë të ftuarit e tyre.

Bes Kallaku ka publikuar një foto ditën e sotme ku shfaqet në një festë me miqtë e tij Erionin dhe Olsin dhe nëpërmjet kësaj fotoje na ka treguar një detaj të rëndësishëm.

Ai ka bërë shaka me faktin që Erion Isai nuk i ka rregulluar dhëmbët, por ai dhe “Kimikati” po e prandaj kanë qeshur. “Duket ai që nuk i ka rregulluar dhomat”, shkroi ai.