“NJERËZIT ECIN PARA”/ Zayn “vret” çdo ëndërr për ribashkim të “One Direction” – AlpeGossip
“NJERËZIT ECIN PARA”/ Zayn “vret” çdo ëndërr për ribashkim të “One Direction”

“NJERËZIT ECIN PARA”/ Zayn “vret” çdo ëndërr për ribashkim të “One Direction”

Zayn Malik ka ‘vrarë’ një herë e përgjithmonë ëndrrën për një bashkim të grupit One Direction.

Këngëtari u largua nga grupi në vitin 2015, vetëm katër vite pasi dolën për herë të parë së bashku në X Factor dhe fituan famë botërore.

Harry Styles, Liam Payne, Niall Horan dhe Louis Tomlinson vazhduan të këndonin së bashku edhe për një vit tjetër. Por më pas djemtë morën rrugë të veçanta për të nisur projekte solo.

Por Zayn ka shuar çdo shpresë për ribashkim pasi u shpreh se nuk fliste me anëtarët e tjerë të grupit.

“Nuk kam folur me asnjë prej tyre për një kohë të gjatë. Ndodhën disa gjëra dhe u thanë gjëra pasi u largova që kurrë nuk i kisha pritur,”-tha 25-vjeçari për revistën Vogue. “Njerëzit ecin para, njerëzit rriten vetëm. Njerëzit marrin rrugë të ndryshme, veçanërisht kur ka pesë individë.”

Zayn gjithashtu foli për marrëdhënien e tij me Gigi Hadid.

Ai lavdëroi aftësitë organizative të së dashurës së tij, dhe pranoi se “mbështetet” shumë tek ajo.

Zayn dhe Gigi duken më të lumtur se kurrë këto ditë.

Supermodelja në një foto në Instagram tregoi dashurinë ndaj tij duke e përshkuan se njeriun ku ndihet më e lumtur.