ME PUSHIME NË ZVICËR/ Rudina Magjistari merr surprizën e ëmbël nga e bija – AlpeGossip
ME PUSHIME NË ZVICËR/ Rudina Magjistari merr surprizën e ëmbël nga e bija

ME PUSHIME NË ZVICËR/ Rudina Magjistari merr surprizën e ëmbël nga e bija

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Rudina Magjistari po i kalon ditët e para të Vitit të ri 2020 në Zvicër së bashku me bashkëshortin, Xhavitin dhe vajzën e tyre Mia.

Si rrallëherë Rudina ka postuar foto të shumta nga këto pushime, ku nuk kanë munguar as foto të Mias.

Në një prej fotove, Rudina tregon se vogëlushja i ka shprehur dashurinë duke formuar një zemër me duart e saj të vogla. “Kjo zemra ishte per mua dhe une po e ndaj me ju”, shkruan Rudina.

Në një tjetër postim moderatorja filmon Xhavitin dhe Mian duke bërë ski dhe shkruan “Zemrat e mia”.