Elvana nis pushimet/ Duke shëtitur me hilkopter në rivierën franceze vetëm apo... (FOTO) - AlpeGossip
Elvana nis pushimet/ Duke shëtitur me hilkopter në rivierën franceze vetëm apo… (FOTO)

Elvana nis pushimet/ Duke shëtitur me hilkopter në rivierën franceze vetëm apo… (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata po shijon disa ditë pushimesh të merituara në juglindjen e Francës, pas publikimit të disa hiteve të njëpasnjëshme këtë verë.

Fillimisht u mendua se ishte një udhëtim shoqëror në grup dhe se Elvana shoqërohej me çiftet Ermal Mamaqi-Amarda Toska dhe Tolgahan-Almeda Abazi.

Por tashmë Elvana është shkëputur nga dyshet për të shijuar rivierën franceze bashkë me të dashurin.

Ajo ka publikuar disa video nga pushimet luksoze, ku përfshihen xhirot me helikopter dhe shëtitjet me automjetin luksoze

Pikërisht në këtë video shohim se Elvana nuk është vetëm në automjet. Ajo ndodhet në vendin e shoferit ndërsa pas saj qëndron dikush që e shoqëron dhe që i bën vazhdimisht foto dhe video.

Të jenë këto pushimet e para pas propozimit për martesë?

Miku i saj, Valdrin Sahiti postoi pak ditë më parë në Instagram një video me një unazë diamanti, në të cilën etiketonte Elvana Gjatën.

Me sa duket këngëtarja paska plane për dasmë. Tani që pamë unazët na mbetetet vetëm një gjë merak: Cili është fatlumi?