KINI KUJDES/ Produktet ushqimore po shkaktojnë qindra viktima në botë. Ja pse! – AlpeGossip
KINI KUJDES/ Produktet ushqimore po shkaktojnë qindra viktima në botë. Ja pse!

KINI KUJDES/ Produktet ushqimore po shkaktojnë qindra viktima në botë. Ja pse!

Në të gjithë botën, shumë njerëz po humbin jetën si pasojë e alergjisë nga ushqimet. Më së shumti, sipas studimeve të fundit, janë të prekur fëmijët. Vitin e kaluar, një vajzë gjashtë vjeçare në Australinë Perëndimore vdiq si rezultat i alergjisë ndaj qumështit.

Rritja e alergjive në dekadat e fundit ka qenë veçanërisht më e përhapur në Perëndim. Alergjia ushqimore tani prek rreth 7% të fëmijëve në Angli,  9% të atyre në Australi, dhe 2 % të njerëzve në Evropë.

Disa nga ushqimet më të zakonshme që shkaktojnë alergji janë:

qumështi

veza

kikirikët

arrat

susami

peshku

Nuk ka ende një përgjigje të saktë, përse alergjitë ndaj ushqimeve po përhapen kaq në masë, por studiuesit po hulumtojnë në këtë drejtim.

Mendohet se alergjitë ndaj ushqimeve shkaktohen nga faktorë mjedisore, ndërsa të tjerat lidhen me stilin e jetës. Ndotja e mjedisit, dietat, ushqimet që konsumojmë, janë disa shkaqe të rrisin shanset për tu prekur nga alergjitë.

Një faktor tjetër është edhe mungesa e  vitaminës D  që mund të ndihmojë sistemin tonë imunitar të luftojë alergjitë.