Pak ditë më parë këngëtarja super energjike dhe shumë e dashur nga publiku, Ronela Hajati publikoi videoklipin e saj më të ri me titull “Maje men” që u pëlqye shumë dhe ka arritur mijëra klikime në Youtube.
E ftuar sot tek “Rudina”, Ronela foli lidhur me klipin dhe realizimin e skenave teksa moderatorja u ndal tek pjesa e fundit ku këngëtarja shfaqet me një bebe në dorë.
“Do ta bëj dhe unë një bebe”, tha Ronela dhe shtoi se do të jetë një mami e rreptë.
Megjithatë këngëtarja u shpreh se kjo nuk do ndodhë tani sepse është ende e re dhe ka akoma kohë.
“Do i përkushtohem shumë fëmijës, do jem prind i egër, e di. Më pëlqen disiplina. Por jam akoma e re, kam kohë”, tha Ronela.