I NDODHI E KEQJA/ Dua Lipa humb ceremoninë e marrjes së çmimit – AlpeGossip
I NDODHI E KEQJA/ Dua Lipa humb ceremoninë e marrjes së çmimit

I NDODHI E KEQJA/ Dua Lipa humb ceremoninë e marrjes së çmimit

Dua Lipa nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të VMAs pavarësisht se ishte nominuar në kategori të rëndësishme.

Daily Mail raporton se makinës me të cilën po udhëtonte iu prish goma. Duket se prishja e makinës ka qenë arsyeja pse këngëtarja nuk arriti në kohë për eventin e madh, megjithatë nuk ka asnjë deklaratë nga vetë këngëtarja shqiptare.

Dua u detyrua të ndalonte në një rrugë në Los Angeles, California të hënën në pritje të rregullimit të mjetit. Ylli i muzikës me origjinë nga Kosova dukej e shqetësuar, ndërsa priste që miqtë e saj të rregullonin gomën.